10 orë më parë
ShBA-ja ka përfunduar transferimin e të gjitha bazave kryesore ushtarake në Siri, tha të premten Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).
“Forcat amerikane kanë përfunduar dorëzimin e të gjitha bazave tona kryesore në Siri, si pjesë e një tranzicioni të qëllimshëm dhe të kushtëzuar nga Task-Forca e Përbashkët e Kombinuar – Operacioni ‘Inherent Resolve’”, tha zëdhënësi Tim Hawkins për Anadolu.
TË REKOMANDUARA
Forcat amerikane po vazhdojnë ende të mbështesin operacionet kundër terrorizmit të udhëhequra nga partnerët lokalë, të cilat Hawkins tha se janë “thelbësore” për ruajtjen e mposhtjes së ISIS-it (DEASH) dhe për përmirësimin e sigurisë në mbarë rajonin.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























