Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fikrim Damka, tha se rajoni i Ballkanit është një zonë e ndjeshme, pasi është një rajon ku janë Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Kosova.
"Prandaj, brenda këtij rajoni gjithmonë mund të krijohet një ambient që mund të shndërrohet në krizë. Për këtë arsye Türkiye gjithmonë ka rol konstruktiv me liderët këtu. Falë marrëdhënieve të ngushta miqësore të presidentëve tanë dhe ministrave të jashtëm, sot në Ballkan nuk ka krizë", tha Damka.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Damka, iu përgjigj pyetjeve të Anadolus në Antalya, në margjinat e Forumit të 5-të të Diplomacisë së Antalyas (ADF).
Duke rikujtuar se Türkiye është një nga vendet e para që e ka njohur Kosovën, Damka tha se të gjitha institucionet e Türkiyes kanë marrëdhënie shumë të mira me Kosovën.
"Kur flasim për marrëdhëniet mes dy vendeve, duket sikur flasim për marrëdhëniet mes dy vendeve vëllazërore", tha Damka duke shtuar se në Türkiye jeton një numër i madh i kosovarëve ndërsa në Kosovë jetojnë shtetas turq dhe bashkëkombës turq.
Duke nënvizuar se kohët e fundit marrëdhëniet mes Türkiyes dhe Kosovës janë përqendruar në dy fusha kryesore, Damka tha se njëra prej tyre është industria e mbrojtjes ndërsa tjetra janë marrëdhëniet ekonomike.
"Marrëdhëniet tona në industrinë e mbrojtjes tregojnë shembuj konkretë. Një prej tyre është fabrika e municionit që do të ndërtohet në Kosovë në bashkëpunim me industrinë e makinerisë dhe kimisë. Po ashtu, të gjitha bashkëpunimet tona në industrinë e mbrojtjes janë intensifikuar në këtë periudhë", tha Damka.
Ai tha se mes dy vendeve ka marrëdhënie edhe në fushat ekonomike, kulturore dhe sportive.
Duke theksuar se kjo është pjesëmarrja e tij e pestë në ADF, Damka u shpreh: "ADF-ja po rritet çdo ditë e më shumë dhe po bëhet një qendër e rëndësishme. Në fakt, po bëhet një qendër e diplomacisë. Zhvillohen takime të mira dhe krahas tyre, kemi mundësi të shohim liderë që japin deklarata të rëndësishme. Këto do të na e hapin horizontin, do të zhvillojnë bashkëpunimin tonë dhe, duke u takuar me ministra nga vende të ndryshme, ne mund ta prezantojmë Kosovën dhe të ndërmarrim hapa për t'i zhvilluar marrëdhëniet".
Damka përgëzoi dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e forumit. Ai edhe një herë tha se rajoni i Ballkanit është i ndjeshëm.
"Është një rajon ku janë Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Kosova. Prandaj, brenda këtij rajoni gjithmonë mund të krijohet një ambient që mund të shndërrohet në krizë. Për këtë arsye Türkiye gjithmonë ka rol konstruktiv me liderët këtu.
Falë marrëdhënieve të ngushta miqësore të presidentëve tanë, dhe ministrave të jashtëm, sot në Ballkan nuk ka krizë. Për të mos ndodhur kjo, diplomacia e Türkiyes gjithmonë bën përpjekje. Besoj se ky rol konstruktiv i Türkiyes në Ballkan do të vazhdojë. Hapat që Türkiye ka ndërmarrë për ta ruajtur stabilitetin janë të shkëlqyer për ne", tha Damka.






















