| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kurti në takim me Whitaker: Prania e NATO-s në Kosovë vendimtare për paqen dhe sigurinë
Kryeministri kosovar theksoi se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte kontribut i rëndësishëm dhe do të shërbente si garantues afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Ballkan.
Kurti në takim me Whitaker: Prania e NATO-s në Kosovë vendimtare për paqen dhe sigurinë
Kurti në takim me Whitaker: Prania e NATO-s në Kosovë vendimtare për paqen dhe sigurinë / AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit në Prishtinë me ambasadorin e ShBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka theksuar se prania e NATO-s dhe veçmas ajo e ShBA-së në Kosovë është vendimtare për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit.

Kurti gjatë takimit foli për bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me ShBA-në, përfshirë trajnimet dhe edukimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse.

Kurti theksoi se Kosova, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në, është e angazhuar për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri kosovar theksoi se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte kontribut i rëndësishëm dhe do të shërbente si garantues afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Duke folur për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Kurti tha se ajo mbetet e brishtë për shkak se "Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, vazhdon të ndjekë politikë hegjemoniste rajonale".

Në këtë takim, Kurti foli edhe për armatosjen e Serbisë, me theks blerjet e fundit nga Rusia dhe Kina, si kërcënime për stabilitetin afatgjatë rajonal dhe fqinjësinë e mirë në Ballkan.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë