| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon: Izraeli shkeli të drejtën ndërkombëtare
“Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe kjo duhet të merret seriozisht”, tha Tanja Fajon.
Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon: Izraeli shkeli të drejtën ndërkombëtare
Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon: Izraeli shkeli të drejtën ndërkombëtare / AA

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe se kjo duhet të merret seriozisht.

Duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në Luksemburg, Fajon tha se ata po luftojnë për t'i parandaluar shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut.

Sipas saj, BE-ja duhet ta pezullojë marrëveshjen me Izraelin. “Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe kjo duhet të merret seriozisht. Çdo ditë shohim shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar. Nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj kësaj. Ne mbështesim sanksionet kundër vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor”, theksoi Fajon.

Ajo shtoi se Sllovenia qëndron me popullin libanez dhe vuri në dukje se ata do të diskutojnë për situatën në terren.

“Shpresoj që kredia për Ukrainën të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur ndërsa paketa e 20-të e sanksioneve do të miratohet në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm rus që synon vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e energjisë dhe infrastrukturës tjetër”, nënvizoi Fajon.

Kryediplomatja sllovene tha se duhet të rritet presioni mbi Rusinë për të arritur armëpushim të drejtë dhe të qëndrueshëm sa më shpejt të jetë e mundur.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
OKB-ja: Rreth 8.000 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në mbarë botën në vitin 2025
Belgjika nis plan katër vjeçar për rritjen e gatishmërisë së publikut për emergjenca
Protestë në Uashington për ndalimin nga ICE-ja të një lideri të komunitetit palestinez
Shefi i IEA-së: Kriza globale e energjisë do të riformësojë tregjet dhe do të thellojë rreziqet
Evropa shënoi numër rekord rastesh të kollës së mirë në vitin 2024
Kreu i gjyqësorit iranian: Mundësia që ShBA-ja dhe Izraeli të rifillojnë sulmet s’është e vogël
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmin vdekjeprurës ndaj paqeruajtësve në Liban
Trumpi: Rikuperimi i uraniumit të pasuruar të Iranit do të jetë “i gjatë dhe i vështirë”
Presidenti iranian sinjalizon “mosbesim dhe sinjale kontradiktore” nga ShBA-ja
BE-ja propozon rifillimin e plotë të marrëveshjes së bashkëpunimit me Sirinë
Magyar: Hungaria do të ndalojë tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet “sot” në Islamabad
Italia mund t’i riaktivizojë termocentralet me qymyr nëse çmimet e gazit rriten
Libani emëron ish-të dërguarin në ShBA për bisedimet me Izraelin
Pakistani përfundon përgatitjet e sigurisë për bisedime të reja ShBA-Iran
2 banorë të Gazës të vrarë nga zjarri izraelit, numri i të vdekurve arrin në 72.500
Sulmi kibernetik ka të ngjarë të ketë shkaktuar rrjedhje të madhe të të dhënave në faqen e interneti
Polonia kërkon llogaridhënie pasi ushtarët izraelitë "pranojnë krimet e luftës"
Spanja thotë se Izraeli po zbaton “strategjinë e Gazës” në Liban
Raporti: EBA-ja në bisedime me ShBA-në për linjë shkëmbimi valutor nëse lufta zgjatet