| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shkup, hapet zyrtarisht projekti "Shkolla Rinore Ballkanike 2026"
Në projekt, ku do të marrin pjesë 220 nxënës dhe studentë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, do të përfshihen programe arsimore, aktivitete kulturore dhe artistike, si dhe udhëtime kulturore.
Shkup, hapet zyrtarisht projekti "Shkolla Rinore Ballkanike 2026"
Shkup, hapet zyrtarisht projekti "Shkolla Rinore Ballkanike 2026" / AA

Në Shkup filloi zyrtarisht projekti "Shkolla Rinore Ballkanike 2026", i realizuar nga Shoqata Kopru me mbështetjen e Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Në aktivitetin e mbajtur në Qendrën e Inovacionit InnoX, që vepron në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, studentë dhe shumë të ftuar.

Këshilltari për Arsim në Ambasadën e Türkiyes në Shkup, Ali Riza Altunel, në fjalën e tij tha se mbështetja e YTB-së për projektin është domethënëse dhe e vlefshme.

Altunel falënderoi Shoqatën Kopru për ofrimin e një mundësie të tillë për të rinjtë, duke shprehur dëshirën që nxënësit dhe studentët të përfitojnë nga projekti njohuri, përvojë dhe aftësi të reja.

Kryetari i Shoqatës Kopru, Husrev Emin, theksoi se projekti do t'u ndihmojë nxënësve në përcaktimin e fushave ku do të ndjekin studimet universitare.

Duke theksuar se në kuadër të projektit do të organizohen punëtori të ndryshme dhe do të realizohen vizita në institucionet dhe organizatat turke në vend, Emin tha: "Do të kemi seminare me 8 punëtori të ndryshme që do të zgjasin nga 8 deri në 12 javë, kryesisht gjatë fundjavave. Përveç kësaj, do të kemi konferenca në tri fusha. Shpresojmë që të kaloni kohë të këndshme dhe të përfitoni njohuri, përvojë dhe eksperienca të bukura".

Në projekt, ku do të marrin pjesë 220 nxënës dhe studentë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, do të përfshihen programe arsimore, aktivitete kulturore dhe artistike, si dhe udhëtime kulturore.

Gjithashtu do të organizohen punëtori në 8 kategori, përfshirë Letërsinë, Artet e Bukura, Drejtësinë, Shëndetësinë, Ekonominë, Qytetërimin, Informatikën dhe Edukimin Mediatik.

Eksploro
Rama: Po punojmë për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik me Greqinë
Kurti: Zgjedhjet e reja do t’i kushtonin shtetit dhjetëra milionë euro
Shqipëria hap edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Studentë
Kurti në takim me Whitaker: Prania e NATO-s në Kosovë vendimtare për paqen dhe sigurinë
Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin amerikan në NATO, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
RMV: Vazhdon stërvitja "BLESOK 26" me aktivitete të orientuara drejt kryerjes së detyrave taktike
Komandanti i KFOR-it, Ulutas: Paqja në Kosovë arrihet me diplomaci, jo me dhunë
Pushteti dhe opozita përplasen në Kuvendin e Kosovës për sektorin e energjisë elektrike
Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina thellojnë bashkëpunimin
Kryeministri Rama takon në Abu Dhabi presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Hoxha-Bettel: Shqipëria dhe Luksemburgu e synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e integrim
Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacion ndërkombëtar paqeruajtës në Gaza
Gërliq-Radman: Mali i Zi po e politizon Jasenovacin dhe po i thellon ndarjet
Ministri Hoxha takon komisaren Kos: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së bazohet në angazhime të forta
Nuk ka marrëveshje për Presidentin, Kurti: Kosova drejt zgjedhjeve të reja
Rumen Radev, ish-presidenti e shefi i Forcave Ajrore të Bullgarisë gati për t'u rikthyer në pushtet
Shqipëri, TIKA vazhdon mbështetjen për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani të gatshëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale
​Kosova dhe Shqipëria me tjetër hap të rëndësishëm për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosova shpall Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane "organizatë terroriste"