Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan vendimin e tyre për t'u tërhequr nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe OPEC+.
Vendimi do të hyjë në fuqi që nga 1 maji 2026, raportoi sot Agjencia Shtetërore Emirate e Lajmeve (WAM).
Raporti tha se vendimi është në përputhje me vizionin strategjik dhe ekonomik afatgjatë të vendit dhe zhvillimin e sektorit të tij të energjisë.
TË REKOMANDUARA
Vendimi gjithashtu përforcon angazhimin e EBA-së ndaj rolit të tyre si prodhues i përgjegjshëm dhe i besueshëm që shikon drejt së ardhmes së tregjeve globale të energjisë, shtoi ai.
Emiratet e Bashkuara Arabe u bashkuan me OPEC-un në vitin 1967.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë





















