| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Vedat Muriqi rikthehet te klubi i Fenerbahçes
Klubit i Istanbulit ka njoftuar se 32-vjeçari do të ulet sonte në aeroportin Sabiha Gokçen dhe më pas do të zhvillohen bisedimet e fundit për finalizimin e marrëveshjes.
Vedat Muriqi rikthehet te klubi i Fenerbahçes
Vedat Muriqi rikthehet te klubi i Fenerbahçes / Reuters

Klubi i futbollit Fenerbahçe ka njoftuar se ka arritur marrëveshje në parim për rikthimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, i cili pritet të mbërrijë sonte në Istanbul për kontrolle mjekësore dhe finalizim të transferimit.

Sipas klubit, 32-vjeçari do të ulet sonte në aeroportin Sabiha Gokçen dhe më pas do të zhvillohen bisedimet e fundit për finalizimin e marrëveshjes.

Muriqi vjen nga Mallorca, ku sezonin e kaluar shënoi 23 gola në 37 ndeshje në La Liga.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë