| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Fotografi palestinez Saher Alghorra fiton çmimin Pulitzer për mbulimin e Gazës
Çmimet vjetore në Universitetin Columbia po ashtu vlerësuan raportimin mbi abuzimin seksual nga Jeffrey Epstein dhe konfliktet e interesit në ShBA.
Fotografi palestinez Saher Alghorra fiton çmimin Pulitzer për mbulimin e Gazës
Fotografi palestinez Saher Alghorra fiton çmimin Pulitzer për mbulimin e Gazës / AA

Fotografi palestinez Saher Alghorra fitoi çmimin Pulitzer për fotografi të lajmeve të fundit (breaking) të hënën për “serinë e tij tronditëse dhe të ndjeshme” që dokumenton urinë dhe shkatërrimin në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite.

Çmimet Pulitzer 2026, të shpallura në Universiteti Columbia, nderuan gjithashtu Julia K. Brown me një citim të veçantë për zbulimin e “abuzimit sistematik të grave të reja” nga Jeffrey Epstein dhe “sistemin e drejtësisë që e mbrojti atë”.

Po ashtu, Associated Press fitoi për raportim ndërkombëtar mbi një hetim global të mbikëqyrjes, ndërsa The New York Times mori një çmim për zbulimin se si presidenti i ShBA-së Donald Trump “shkatërroi kufizimet mbi konfliktet e interesit” për të pasuruar familjen e tij.

Themeluar në vitin 1917, këto çmime prestigjioze njohin shërbimin e jashtëzakonshëm publik në gazetarinë amerikane.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë