| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Bosnjë e Hercegovina mposht Katarin, mban gjallë shpresat për kualifikim
Me këtë fitore, Bosnja e Hercegovina mban gjallë shpresat për kalim në fazën me eliminim direkt, teksa presin përfundimin e ndeshjeve në grupet e tjera për të parë nëse do të renditen mes tetë kombëtareve më të mira të vendeve të treta.
Bosnjë e Hercegovina mposht Katarin, mban gjallë shpresat për kualifikim
Bosnjë e Hercegovina mposht Katarin, mban gjallë shpresat për kualifikim/ AA

 Kombëtarja e futbollit e Bosnjë e Hercegovina ka regjistruar fitoren e parë në Kupën e Botës FIFA 2026, duke mposhtur kombëtare e Katarit me rezultat 3:1 në ndeshjen e Grupit B të zhvilluar në stadiumin Lumen Field në Seattle.

Boshnjakët kaluan në epërsi në minutën e 29-të me golin e Alajbegoviqit, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë avantazhi u dyfishua pas autogolit nga Abunada.

Katari arriti të rikthehej në lojë para përfundimit të pjesës së parë, kur Al Haydos shënoi në minutën e 42-të duke e ngushtuar rezultatin në 2:1.

Në pjesën e dytë, përfaqësuesja e Bosnjës e Hercegovinës administroi avantazhin dhe vulosi fitoren në minutën e 80-të, kur Mahmiq shënoi golin për rezultatin përfundimtar 3:1.

Pas tre ndeshjeve në Grupin B, Zvicra kryeson renditjen me shtatë pikë, para Kanadasë dhe Bosnjë e Hercegovinës që kanë nga katër pikë, ndërsa Katari mbetet i fundit me një pikë.

Fitorja i mban gjallë shpresat e Bosnjës e Hercegovinës për avancim në fazën eliminatore, ndërsa Katari mbetet pa fitore në Grupin B.