| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kitaristja e njohur turke, Aysegul Koca, performon në Tiranë
Pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës është edhe kitaristja Koca, e cila me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre"- Tiranë performoi në aktivitetin e organizuar në Tiranë.
Kitaristja e njohur turke, Aysegul Koca, performon në Tiranë
Kitaristja e njohur turke, Aysegul Koca, performon në Tiranë / AA

Kitaristja e njohur turke, Aysegul Koca, ka performuar në Tiranë, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës.

Pjesë e edicionit të 10-të të këtij festivali është edhe kitaristja Koca, e cila me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre"- Tiranë performoi në aktivitetin e organizuar në ambientet e Shkollës 9-vjeçare të Muzikës "Servete Maçi" në Tiranë.

Ndërkohë, në aktivitet, përveç artdashësve dhe të ftuarve të tjerë, ishin të pranishëm edhe drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri.

Festivali Ndërkombëtar i Kitarës (22 maj – 22 qershor 2026) është një aktivitet muzikor që ka si qëllim të përhapë kulturë muzikore për brezin e ri.

Eventi ku do të marrin pjesë artistë nga disa vende organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera.

Sipas organizatorëve, festivali do të sjellë në Tiranë një muaj të mbushur me muzikë, art dhe takime ndërkombëtare.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë