| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk dhe Sulltani i Omanit diskutojnë në telefon çështjet rajonale dhe globale
Gjatë bisedës, Erdoğan ka thënë se një përshkallëzim i ri i luftës në rajon nuk do t’i sillte dobi askujt dhe e ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së përpjekjeve diplomatike.
Presidenti turk dhe Sulltani i Omanit diskutojnë në telefon çështjet rajonale dhe globale
Presidenti turk dhe Sulltani i Omanit diskutojnë në telefon çështjet rajonale dhe globale

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq, për t'i diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.

Gjatë bisedës, Erdoğan ka thënë se një përshkallëzim i ri i luftës në rajon nuk do t’i sillte dobi askujt dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së përpjekjeve diplomatike.

Ai ka deklaruar se Türkiye, së bashku me vendet vëllazërore të rajonit, vazhdon përpjekjet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Erdoğan gjithashtu ka theksuar se Türkiye po punon për të siguruar paqe dhe stabilitet në territoret palestineze dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në çdo platformë për mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez.

Presidenti turk gjithashtu i ka përcjellë sulltanit urimet e tij për festën e Bajramit të Kurbanit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë