| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Nufi takon homologun grek: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian
Ministri Nufi theksoi se Shqipëria vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian dhe mbetet e përkushtuar për stabilitetin e sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Nufi takon homologun grek: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian
Nufi takon homologun grek: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi. 

Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Nufi ka theksuar se është shumë i kënaqur për "bisedën e frytshme" për forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve dhe, sipas tij, vijimin e dialogut të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

"Shqipëria vlerëson fort mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për rrugëtimin e saj evropian, ndërsa mbetemi të palëkundur në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, i cili mbetet prioritet strategjik i përbashkët i dy vendeve tona", ka deklaruar Nufi.

Gjithashtu, kryeministri Rama ka pritur në takim ministrin Dendias, në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë, pa praninë e mediave.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë