Një seminar për industrinë e mbrojtjes në Helsinki, ku morën pjesë kompani izraelite dhe finlandeze, ka shkaktuar kritika politike në Finlandë, pasi politikanë të opozitës e dënuan ngjarjen për shkak të operacioneve ushtarake të vazhdueshme të Izraelit në Gaza.
Sipas një raporti nga transmetuesi publik i Finlandës, Yle, të hënën, rreth 30 kompani të industrisë së mbrojtjes nga të dyja vendet morën pjesë në "Seminarin dyditor të Industrisë së Mbrojtjes Finlandeze-Izraelite" të organizuar javën e kaluar nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe Drejtoria e saj e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Mbrojtjes, së bashku me Shoqatën e Industrive Finlandeze të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore.
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, në këtë raport tha se eventi është pjesë e përpjekjeve për të forcuar partneritetet industriale me "vendet partnere të besueshme", duke e përshkruar Finlandën si "një partnere të palëkundur dhe të besueshme".
Sipas Yle, kompanitë finlandeze pjesëmarrëse nga rajoni i Helsinkit përfshinin Kova Labs, Xiphera Ltd, Furuno Finland Oy, Gasmet Technologies Oy, ElFys, Aufwin Defence Systems Oy, Rafael Advanced Defense Systems Ltd, Sensofusion Oy, Yield Systems, Aurora Propulsion Technologies, A-Laiturit Oy, Dexter Lifts Oy, Confoot, Maverick Defence dhe Alaris Cojot.
Kompanitë nga rajoni i Tampere përfshinin Robonic Ltd Oy, Millog Marine & Power, NDF Autonomy Oy, Insta Advance Oy dhe Crosshill. Firma të tjera pjesëmarrëse nga e gjithë Finlanda përfshinin Exel Composites Oyj, Aspocomp Group Plc., Fencomp Oy, Rautalammin Pinta Oy, Kelluu, BerryGlade Oy, Bertin Environics, Sisu Auto dhe Ateno Oy.
Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, tha vitin e kaluar se situata në Gaza nuk do të ndikonte në tregtinë e armëve finlandeze me Izraelin, sipas raportit.
- Kritikat e opozitës rriten për gjenocidin në Gaza
Seminari u kritikua ashpër nga politikanët e opozitës dhe anëtarët e Parlamentit Evropian.
Saara Hyrkko, nënkryetare e grupit parlamentar të Gjelbër të Finlandës, dënoi vendimin për ta organizuar këtë ngjarje.
"Ky është një vend që po kryen gjenocid në Gaza", tha Hyrkko, sipas raportit, duke e akuzuar gjithashtu Izraelin për shtypjen e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe për zhvillimin e luftës në Liban.
Li Andersson, anëtare finlandeze e Parlamentit Evropian nga Aleanca e Majtë, e përshkroi seminarin si "një vendim dhe zgjedhje të pakuptueshme".
"Pothuajse kudo tjetër në Evropë, një ngjarje e tillë do të ishte një skandal i madh politik", tha Andersson në një postim në Instagram.



















