| Albanian
LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Kuvajti dhe Mbretëria e Bashkuar diskutojnë zhvillimet rajonale për uljen e tensioneve
Ministri i Jashtëm i Kuvajtit takohet me këshilltarin britanik për sigurinë kombëtare gjatë vizitës zyrtare në Londër.
Kuvajti dhe Mbretëria e Bashkuar diskutojnë zhvillimet rajonale për uljen e tensioneve
Kuvajti dhe Mbretëria e Bashkuar diskutojnë zhvillimet rajonale për uljen e tensioneve

Ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah, i diskutoi të martën në Londër zhvillimet rajonale dhe përpjekjet për t’i ulur tensionet me këshilltarin britanik për Sigurinë Kombëtare, Jonathan Powell, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme.

Takimi u zhvillua gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Jashtëm të Kuvajtit në kryeqytetin britanik.

Të dy palët shqyrtuan marrëdhëniet e gjata midis Kuvajtit dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe diskutuan mënyrat për t'i forcuar ato në fusha të ndryshme për t'i shërbyer interesave të tyre të përbashkëta, thuhet në deklaratë.

Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet dhe përpjekjet e fundit rajonale që e synojnë depërshkallëzimin dhe rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur ShBA-ja dhe Izraeli filluan sulmet ndaj Iranit në shkurt. Teherani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa kundër aseteve amerikane në të gjithë rajonin dhe mbylli në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një pikë kritike në Gjirin përmes të cilit rrjedh normalisht 20 për qind e naftës në botë.


BURIMI:TRT Balkan, TRT Balkan dhe Agjencitë