| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do ta thellojnë bashkëpunimin në mbrojtjen e mjedisit
Në kuadër të Forumit të 5-të Ndërkombëtar për Ujërat në Istanbul, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, zhvilloi takim bilateral me ministren e Mjedisit të Kosovës, Fitore Pacolli.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do ta thellojnë bashkëpunimin në mbrojtjen e mjedisit
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do ta thellojnë bashkëpunimin në mbrojtjen e mjedisit / TRT Balkan

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do ta thellojnë bashkëpunimin në mbrojtjen e mjedisit. 

Në kuadër të Forumit të 5-të Ndërkombëtar për Ujërat në Istanbull, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, zhvilloi takim bilateral me ministren e Mjedisit të Kosovës, Fitore Pacolli.

Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të burimeve ujore, si dhe për një qasje të përbashkët ndaj sfidave rajonale të lidhura me ndryshimet klimatike.

"Të dyja palët theksuan rëndësinë e zbatimit të standardeve evropiane dhe shkëmbimit të përvojave nga ky proces", thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme, përmes iniciativave dhe projekteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit në rajon.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë