| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti Erdoğan mbërrin në Katar për të shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-emirit
Erdogan zbriti në aeroportin ndërkombëtar "Hamad" me avionin presidencial TUR.
Presidenti Erdoğan mbërrin në Katar për të shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-emirit
Presidenti Erdoğan mbërrin në Katar për të shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-emirit/ AA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur në kryeqytetin Doha të Katarit për të shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-emirit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.

Erdogan zbriti në aeroportin ndërkombëtar "Hamad" me avionin presidencial TUR.

Presidenti turk u prit nga zv/kryeministri i Katarit dhe ministri i Shtetit për Çështjet e Mbrojtjes, Sheikh Saud bin Abdulrahman bin Hassan Al Thani.

Zonja e parë Emine Erdogan po e shoqëron presidentin gjatë kësaj vizite.

Pritet që Erdoğan t’i përcjellë ngushëllimet e tij emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, për humbjen e babait të tij.