Ministria e Drejtësisë e Çekisë po heton një rrjedhje të mundshme të të dhënave që mund të ketë ekspozuar informacionet personale të afro 2 milionë personave, raportuan të martën mediet lokale, transmeton Anadolu.
Një version testues i regjistrit të ri tregtar të ministrisë bëri gabimisht publikisht të qasshme të dhëna të ndjeshme, raportoi iROZHLAS.cz, platformë informative e Radios Çeke.
Informacionet përfshinin numrat e lindjes, identifikues unikë personalë të krahasueshëm me numrat e Sigurimeve Shoqërore në ShBA.
Një gabim i veçantë në programim mundësoi gjithashtu qasjen në dokumente që nuk ishte parashikuar të bëheshin publike.
Pasi u njoftua për problemin, ministria e nxori sistemin testues jashtë funksionit dhe njoftoi autoritetet e vendit për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave.
Përmasat e incidentit mbeten nën hetim, por mund të jenë prekur afro 2 milionë persona.























