| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Konjufca: Siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga ajo e Evropës
Së bashku me homologë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Konjufca ka marrë pjesë në takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në Nju Jork, të organizuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Konjufca: Siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga ajo e Evropës
Konjufca: Siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga ajo e Evropës./ AAA

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se siguria dhe qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimor janë të pandashme nga ato të Evropës, transmeton Anadolu.

Së bashku me homologë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Konjufca ka marrë pjesë në takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në Nju Jork, të organizuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

“Siguria dhe qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimor janë të pandashme nga ato të Evropës”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social amerikan X pas takimit.

Ai tha se në takim është diskutuar për forcimin e ndërlidhjes, qëndrueshmërinë ekonomike dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë si hapa konkretë drejt integrimit më të thellë evropian.

“Republika e Kosovës është e gatshme të kontribuojë”, tha Konjufca.

Këtë javë, në Nju Jork zhvillohet sesioni i 81-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku liderë dhe ministra të shumë vendeve kanë udhëtuar për të ndjekur punimet dhe Debatin e Përgjitshëm.