| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk Erdoğan takohet me kryeministrin kosovar Kurti në Nju Jork
Takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë Turke, ose Turkevi, u zhvillua në margjinat e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti turk Erdoğan takohet me kryeministrin kosovar Kurti në Nju Jork
Presidenti turk Erdoğan takohet me kryeministrin kosovar Kurti në Nju Jork./ AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të hënën priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork, ku diskutuan për çështje të ndryshme.

Takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë Turke, ose Turkevi, u zhvillua në margjinat e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Türkiye dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore të bazuara në historinë e tyre të përbashkët. Ankaraja e njohu Kosovën më 18 shkurt 2008, ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë.