| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Jansha i premton Kurtit mbështetjen e Sllovenisë në rrugën drejt integrimit evropian
“Ju lutem, jini të sigurt që Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmë në këtë fushë”, tha kryeministri slloven, Jansha.
Jansha i premton Kurtit mbështetjen e Sllovenisë në rrugën drejt integrimit evropian
Jansha i premton Kurtit mbështetjen e Sllovenisë në rrugën drejt integrimit evropian. /Reuters

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, i cili ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Dua gjithashtu ta shfrytëzoj këtë mundësi për ta shprehur besimin e palëkundur që marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojë të forcohet në dobi të qytetarëve tanë”, shkroi Jansha.

Teksa ofroi mbështetje dhe ndihmë në procesin e integrimit evropian, kryeministri Jansha i dëshiroi suksese kryeministrit Kurti dhe shtoi se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimit.

“Sllovenia u kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Juglindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit Evropian. Ju lutem, jini të sigurt që Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmë në këtë fushë”, vazhdoi kryeministri Jansha.

Sllovenia është ndër vendet që e mbështesin integrimin evropian të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit të saj me institucionet dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë