| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri, protestat vazhdojnë me tensione
Protestuesit në Tiranë janë mbledhur në grupe të ndryshe duke marshuar në disa rrugë, ndërkohë më pas kanë protestuar para selisë së Ministrisë së Arsimit ku janë shënuar tensione dhe dëmtime të pronës publike
Shqipëri, protestat vazhdojnë me tensione
Shqipëri, protestat vazhdojnë me tensione

Në Shqipëri vazhdojnë protestat që janë thirrur nga studentë dhe mbështetur nga qytetarë, ndërkohë janë shoqëruar sërish me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.


Protestuesit në Tiranë janë mbledhur në grupe të ndryshe duke marshuar në disa rrugë, ndërkohë më pas kanë protestuar para selisë së Ministrisë së Arsimit ku janë shënuar tensione dhe dëmtime të pronës publike.

Protestuesit kanë hedhur gurë, vezë dhe sende të tjera ndaj selisë së ministrisë, ndërkohë policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë. Gjithashtu është raportuar se policia ka përdorur edhe plumba gome ndaj protestuesve.

Në Tiranë është shkaktuar edhe zjarr pranë selisë së Ambasadës së Vatikanit dhe nga djegia e koshave të mbeturinave.

Protesta të ngjashme sot janë mbajtur edhe në qytete të tjera të vendit, ku janë shënuar edhe tensione.

Protestuesit kanë pretenduar se shqetësimet e ngritura lidhen me nevojat e studentëve, të cilat sipas tyre nuk janë adresuar në vitet e fundit, ndërkohë kërkesat e tyre janë zgjeruar dhe në çështje të tjera. Gjithashtu një pjesë e studentëve kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Disa nga problematikat me të cilat studentët kanë pretenduar se përballen lidhen me kushtet në arsim, investimet e pamjaftueshme, kostot e larta të qirave dhe mungesën e konvikteve.

Studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë