| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Aktivistët e Flotiljes Globale Sumud thonë se po iu afrohen fregata dhe anije luftarake
Izraeli vendosi të ndërpresë flotiljen qindra kilometra larg brigjeve të tij, në zonën e ishullit të Kretës
Aktivistët e Flotiljes Globale Sumud thonë se po iu afrohen fregata dhe anije luftarake
Aktivistët e Flotiljes Globale Sumud thonë se po iu afrohen fregata dhe anije luftarake / TRT Balkan

Aktivistët në bordin e Flotiljes Globale Sumud që po udhëtonte drejt Gazës thanë se flotiljes iu afruan fregata dhe anije luftarake teksa komunikimet po bllokoheshin.

Aktivistët e Flotiljes Globale Sumud deklaruan se dronët po fluturonin mbi flotilje.

Ndërkohë, burimet e ushtrisë izraelite i thanë transmetuesit publik izraelit KAN se ushtria filloi të merrte kontrollin e flotiljes.

Burimet shtuan se Izraeli vendosi ta ndërpresë flotiljen qindra kilometra larg brigjeve të tij, në zonën e ishullit të Kretës.

Anija e Flotiljes së Lirisë u nis nga Barcelona më 12 prill në rrugë për në Gaza, një iniciativë e udhëhequr nga civilët që synon të dërgojë ndihma në Gaza nga deti, e cila përfshin përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, aktivistë dhe vullnetarë nga vende të ndryshme.

Kjo është një iniciativë e dytë për Flotiljen Globale të Lirisë, pasi një përpjekje e mëparshme në shtator të vitit 2025 përfundoi me një sulm izraelit ndaj anijeve në tetor të po të njëjtit vit teksa lundronin në ujëra ndërkombëtare, kur u ndaluan qindra aktivistëve ndërkombëtarë në bord para deportimit të tyre.

Izraeli ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës që nga viti 2007, duke lënë rreth 1.5 milion palestinezë nga afërsisht 2.4 milion të pastrehë pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan gjatë luftës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë