| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Rusia e paralajmëron Londrën për pasoja, pas përdorimit të raketave britanike në Ukrainë
"Ne kemi paralajmëruar vazhdimisht se çdo instalim dhe pajisje ushtarake britanike në Ukrainë dhe më gjerë mund të jetë në shënjestër në përgjigje të sulmeve ukrainase duke përdorur armë britanike në territorin rus", tha zëdhënësja e Maria Zakharova.
Rusia e paralajmëron Londrën për pasoja, pas përdorimit të raketave britanike në Ukrainë
Rusia e paralajmëron Londrën për pasoja, pas përdorimit të raketave britanike në Ukrainë

Rusia tha se objektet ushtarake britanike në Ukrainë dhe "më gjerë" mund të jenë në shënjestër në përgjigje të përdorimit të raketave të Mbretërisë së Bashkuar nga Kievi për ta goditur Rusinë.

"Ne kemi paralajmëruar vazhdimisht se çdo instalim dhe pajisje ushtarake britanike në Ukrainë dhe më gjerë mund të jetë në shënjestër në përgjigje të sulmeve ukrainase duke përdorur armë britanike në territorin rus", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në një konferencë për media në Moskë.

Në fjalën e saj, Zakharova e përshkroi temën e transferimit të raketave lundruese me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow në Kiev si "kuintesencën e përfshirjes së Londrës" në luftën e vazhdueshme të Ukrainës.

Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar ka shmangur përgjigjen e pyetjeve në lidhje me përdorimin e raketave Storm Shadow në Ukrainë që nga transferimi i tyre fillestar në vitin 2023, por se "përdorimi i tyre u bë i dukshëm" në një pikë të caktuar.

Zakharova tha se përdorimi i raketave që atëherë ishte "zgjeruar përtej zonës së deklaruar të Londrës", duke kujtuar deklaratat e ish-Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Cameron në maj 2024, kur ai tha se i takon Ukrainës të vendosë se si dhe ku të përdorë armët britanike.

Ajo tha gjithashtu se Moska e mori parasysh njoftimin e Kryeministrit Britanik Andy Burnham se Mbretëria e Bashkuar do të transferonte skica të klasifikuara për komponentët e prodhuar në Britani të raketës SCALP, një version francez i raketës kruiz Storm Shadow të Mbretërisë së Bashkuar, për Ukrainën që t'i prodhonte në vend.

"Qeveria e Andy Burnham e kupton, besoj, se ku do të çojë kjo," tha Zakharova, duke akuzuar qeverinë e Brtianisë se vazhdon të kërkojë të shkaktojë një "disfatë strategjike" ndaj Rusisë, një përpjekje që ajo tha se ishte "e dënuar me dështim".

Ajo vazhdoi t'u bënte thirrje banorëve të Mbretërisë së Bashkuar të "konsideronin pasojat e pashmangshme katastrofike të veprimeve armiqësore të autoriteteve të tyre".

"Ne gjithashtu i bëjmë thirrje udhëheqjes britanike që ta analizojë plotësisht situatën edhe një herë dhe menjëherë, në mënyrën më vendimtare dhe të qartë, ta braktisë qëndrimin e saj armiqësor dhe agresiv" kundër Rusisë, shtoi ajo.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë