| Albanian
LINDJA E MESME
2 minuta leximi
Izraeli hap një tjetër vendbanim të paligjshëm në Bregun Perëndimor
"Maaleh Arugot është vendbanimi i tretë i inauguruar ditët e fundit", thonë mediat izraelite.
Izraeli hap një tjetër vendbanim të paligjshëm në Bregun Perëndimor
Izraeli hap një tjetër vendbanim të paligjshëm në Bregun Perëndimor

Izraeli të mërkurën inauguroi një tjetër vendbanim të paligjshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar, të tretin të hapur ditët e fundit.

"Channel 7" raportoi se vendbanimi "Maaleh Arugot" u inaugurua zyrtarisht në bllokun e vendbanimeve "Gush Etzion", në jug të Bregut Perëndimor. Zona ndodhet përgjatë një rruge që lidh pjesët perëndimore dhe lindore të "Gush Etzion"-it ndërsa këshilli rajonal tha se synimi i krijimit të tij është forcimi i pranisë së kolonëve dhe krijimi i vazhdimësisë territoriale në këtë bllok.

"Gush Etzion" është bllok i madh vendbanimesh izraelite mes qyteteve palestineze Bethlehem dhe Khalil (Hebron). Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, së bashku me ministra të tjerë, ligjvënës dhe zyrtarë të vendbanimeve.

Smotrich e përshkroi vendbanimin e ri si pjesë të një "revolucioni të vendbanimeve" dhe tha se zgjerimi synon të parandalojë krijimin e një shteti palestinez. Ai tha se lidhja e pjesëve lindore dhe perëndimore të "Gush Etzion"-it do të ndërpresë vazhdimësinë territoriale palestineze.

Sipas mediave izraelite, Izraeli të hënën inauguroi vendbanimin "Makida" në veriperëndim të Khalilit dhe vendbanimin Noa në juglindje të Jeninit. Autoritetet izraelite lëshuan në korrik 31 urdhra për konfiskimin e 831 mijë metrave katrorë tokë palestineze në Bregun Perëndimor, sipas Komisionit Palestinez për Kolonizimin dhe Rezistencën ndaj Murit.

Ushtria izraelite dhe pushtuesit kryen gjithashtu 2.256 sulme ndaj palestinezëve, tokave dhe pronave të tyre gjatë korrikut, përfshirë 1.458 nga ushtria dhe 798 nga pushtuesit, thuhet në raport.

Që nga fillimi i gjenocidit të Izraelit në Rripin e Gazës më 8 tetor 2023, forcat izraelite dhe pushtuesit kanë intensifikuar sulmet në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor të pushtuar, përmes vrasjeve, arrestimeve, zhvendosjes së detyruar, shembjes së shtëpive dhe zgjerimit të vendbanimeve të paligjshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Izraeli godet Libanin jugor pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit
Grupi terrorist YPG në Siri njofton shpërbërjen
UNIFIL: “Lagje të tëra” janë fshirë nga harta në jug të Libanit
Gjykata siriane dënon me burgim të përjetshëm myftiun e madh të regjimit të rrëzuar
Si Netanyahu po përpiqet ta paraqesë Türkiyen si kërcënim të sigurisë në Izrael, në prag zgjedhjesh
Ministri i Jashtëm sirian: Türkiye është një "partner kyç" në rindërtimin e Sirisë
Greva e punëtorëve në aeroportin “Ben Gurion” i shkakton deri në 10 milionë dollarë dëme Izraelit
Policia izraelite arreston ministrin palestinez të Çështjeve për Kudsin
Në Libanin jugor dhe lindor raportohen sulme izraelite, pavarësisht armëpushimit
Pushtuesit izraelitë mbajnë nën rrethim të fortë familjet palestineze në Qusra për të dhjetën ditë
Grupi Huthi pretendon se ka sulmuar me dronë një rafineri të Aramco-s në Arabinë Saudite
Sulmet ajrore izraelite godasin aeroportin ushtarak në provincën Idlib të Sirisë
Ushtria izraelite sulmon një qytet në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit
Ministrat e jashtëm të Sirisë dhe Jordanisë diskutojnë mbi zhvillimet rajonale
Gati 600 okupatorë izraelitë sulmojnë xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë
Izraeli vazhdon sulmet dhe djegien e shtëpive në jug të Libanit
Abbas: Marrëveshja e Mekës mund të jetë pikënisje për stabilitetin dhe sigurinë rajonale
ShBA-ja e Irani bien dakord të zgjasin armëpushimin 60-ditor përpara skadimit të afatit më 17 gusht
Droni godet depozitën në rafinerinë e Zawiyas në Libi, nuk raportohet për të lënduar
Siri, dy të vdekur dhe 14 të plagosur pas një shpërthimi afër Damaskut