| Albanian
LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Grupi Huthi pretendon se ka sulmuar me dronë një rafineri të Aramco-s në Arabinë Saudite
Një burim ushtarak i tha agjencisë së lajmeve Saba të drejtuar nga grupi Houthi se sulmi u krye në përgjigje të asaj që grupi e përshkroi si "shkelje të hapësirës ajrore të Jemenit" mbi provincat veriore të Saada dhe Hajjah.

Grupi Huthi i Jemenit pretendoi të martën se ka shënjestruar një rafineri të Aramco në rajonin jugperëndimor Jizan të Arabisë Saudite me disa dronë.

Një burim ushtarak i tha agjencisë së lajmeve Saba të drejtuar nga grupi Houthi se sulmi u krye në përgjigje të asaj që grupi e përshkroi si "shkelje të hapësirës ajrore të Jemenit" mbi provincat veriore të Saada dhe Hajjah.

Burimi pohoi se dronët goditën me saktësi rafinerinë.

Nuk ka patur asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet saudite mbi pretendimin e Houthi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë