Dy memorialet në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM), e cila u vu në shënjestër gjatë përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit të Organizatës Terroriste Fetullah (FETÖ) më 15 korrik 2016, vazhdojnë të ruajnë kujtimin e asaj nate 10 vjet më vonë.
Zonat e ndërtesës së parlamentit të dëmtuara kur FETÖ-ja bombardoi kuvendin gjatë tentativës për grusht shteti u ruajtën në gjendjen e tyre origjinale pas punës përforcuese strukturore.
Një memorial në formë obelisku u ndërtua pranë portës Dikmen, ku bomba e parë goditi kompleksin e parlamentit. Vendi i goditjes, i rrethuar nga një strukturë xhami, njihet si "Memoriali i dëshmorëve të 15 korrikut të TBMM".
Në Sallën e Nderit, ku goditi bomba e dytë, kolonat e dëmtuara nga shpërthimi u rrethuan me xham të trashë, ndërsa një monument i dytë, "Guri përkujtimor i 15 korrikut" u ngrit në oborrin e brendshëm.
Përkujtimoret u mundësojnë vizitorëve të dëshmojnë ngjarjet që u zhvilluan brenda parlamentit gjatë përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit.
Monumentet, të vizituara nga njerëz të të gjitha moshave, si dhe të ftuar të huaj, vazhdojnë të shfaqin gjurmët fizike të përphekjes për grusht shtet.























