| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryediplomati turk Fidan: Sulmet izraelite kërcënojnë stabilitetin e Sirisë
Fidan tha se sulmet e Izraelit ndaj Sirisë dëmtojnë sovranitetin dhe stabilitetin e saj, ndërsa akuzoi qeverinë e Netanyahut për përshkallëzim të dhunës në rajon.
Kryediplomati turk Fidan: Sulmet izraelite kërcënojnë stabilitetin e Sirisë
Kryediplomati turk Fidan: Sulmet izraelite kërcënojnë stabilitetin e Sirisë

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan tha se sulmet e Izraelit në Siri janë ndër kërcënimet më të mëdha për stabilitetin e vendit dhe akuzoi qeverinë izraelite për përshkallëzim të dhunës në të gjithë rajonin.

"Sulmet e Izraelit që synojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë janë ndër kërcënimet më të mëdha për stabilitetin e vendit", tha Fidan gjatë një konference të përbashkët për media në Ankara me ministrin e Jashtëm të Sirisë, Asaad Hassan al-Shaibani, pas takimeve.

Duke iu referuar marrëveshjes për planin e paqes në Gaza, Fidani tha se sulmet e vazhdueshme të Izraelit "kanë treguar edhe një herë se (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu nuk dëshiron paqe".

"Ne po shohim se qeveria e Netanyahut ka intensifikuar aktet e saj të terrorit në Bregun Perëndimor dhe Kuds", shtoi Fidan.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë