Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan theksoi të enjten rëndësinë e Korridorit Lindje-Perëndim përmes Kaspikut, duke e cilësuar atë si “ekuivalentin modern të Rrugës së Mëndafshit”.
Gjatë një konference për shtyp në Kazakistan, Erdoğani tha se rëndësia e këtij korridori po kuptohet gjithnjë e më shumë çdo ditë.
Ai premtoi se Ankaraja do të vazhdojë ta promovojë korridorin së bashku me Kazakistanin dhe partnerë të tjerë për transportin e mallrave dhe të burimeve energjetike drejt Perëndimit.
“Dëshirojmë të transportojmë sasi më të mëdha nafte nga Kazakistani, një nga eksportuesit kryesorë të naftës bruto në botë, drejt tregjeve globale përmes vendit tonë”, shtoi lideri turk.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë





















