| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dënon bastisjen e xhamisë Al-Aksa nga ministri izraelit
"Ne dënojmë bastisjen në xhaminë Al-Aksa të kryer nga një ministër izraelit i shoqëruar nga një grup kolonësh", tha Ministria e Jashtme e Türkiyes në një deklaratë.
Türkiye dënon bastisjen e xhamisë Al-Aksa nga ministri izraelit
Türkiye dënon bastisjen e xhamisë Al-Aksa nga ministri izraelit / AA

Türkiye dënoi sot bastisjen në xhaminë Al-Aksa të udhëhequr nga një ministër izraelit së bashku me një grup okupuesish.

"Ne dënojmë bastisjen në xhaminë Al-Aksa të kryer nga një ministër izraelit i shoqëruar nga një grup kolonësh", tha Ministria e Jashtme e Türkiyes në një deklaratë.

Deklarata paralajmëron se veprimet provokuese që shkelin statusin historik dhe ligjor të xhamisë Al-Aksa, një vend i shenjtë mysliman, rrezikojnë thellimin e mëtejshëm të tensionit dhe paqëndrueshmërisë në rajon.

Në deklaratë i bëhet thirrje bashkësisë globale të përmbushë përgjegjësitë e saj për të mbrojtur të drejtat legjitime të popullit palestinez dhe për të ndaluar shkeljet izraelite që synojnë Kudsin Lindor të pushtuar dhe vendet e tij të shenjta.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë