Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizua aktiviteti "Travel weekend with Turkish Airlines" (Fundjava e udhëtimit me Turkish Airlines).
Në aktivitetin e organizuar në një qendër tregtare në Shkup, morën pjesë dhjetë agjenci që operojnë në vend.
Hapjen e aktivitetit e bëri Drejtoresha e Turkish Airlines për Maqedoninë e Veriut, Ulker Sule Aksoy, ndërsa u prezantuan destinacionet dhe u dhanë informacione rreth Turkish Airlines.
Gjatë aktivitetit, vizitorëve iu prezantuan produkte si maketa avionësh, çelësa dhe suvenire, ndërsa në kuadër të një konkursi njohurish, katër persona fituan bileta të klasit “Biznes” drejt Istanbulit.
Në fund të aktivitetit, ku morën pjesë mbi 3.000 persona, u zhvillua një short i veçantë ku dhjetë fitues fituan bileta falas për destinacione si Sejshellet, Maldivet, Bali, Miami, Kenia, Kuba, Sevilla dhe Porto.



















