| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Avioni ushtarak rus rrëzohet mbi Krime, 29 të vdekur
Ministria ruse e Mbrojtjes dyshon për defekt teknik si shkak i rrëzimit
Avioni ushtarak rus rrëzohet mbi Krime, 29 të vdekur
Avioni ushtarak rus rrëzohet mbi Krime, 29 të vdekur / Reuters
20 orë më parë

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të mërkurën se një nga avionët e saj ushtarakë është rrëzuar mbi Gadishullin e Krimesë, duke shkaktuar vdekjen e 29 personave.

Ministria bëri të ditur në një deklaratë se në bord ndodheshin 23 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

“Gjatë një fluturimi të planifikuar mbi Gadishullin e Krimesë më 31 mars rreth orës 18:00 sipas kohës së Moskës (15:00 GMT), u humb komunikimi me avionin transportues ushtarak An-26”, thuhet në deklaratë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën vendin e rrëzimit të avionit An-26, nga i cili nuk pati të mbijetuar, shtoi ministria.

Një komision i Ministrisë po punon në vendin e ngjarjes. Nuk është gjetur asnjë provë për ndikim të jashtëm në avion dhe shkaku paraprak i incidentit dyshohet të jetë një defekt teknik.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë