| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trumpi kërcënon Omanin me bombardime nëse “pengon” bisedimet ShBA-Iran
Presidenti amerikan thotë se Uashingtoni është në kontakt të drejtpërdrejtë me Gardën Revolucionare të Iranit dhe kërcënon Omanin për rolin e tij në negociata, ndërsa i kërkon Izraelit të ndalojë sulmet në Gaza.
Trumpi kërcënon Omanin me bombardime nëse “pengon” bisedimet ShBA-Iran
Trumpi kërcënon Omanin me bombardime nëse “pengon” bisedimet ShBA-Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër Omanit nëse ai ndërhyn në negociatat ShBA-Iran, ndërsa tha se Uashingtoni është në kontakt të drejtpërdrejtë me zyrtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

“Nëse Omani na pengon, do ta bombardojmë pa mëshirë”, tha Trumpi për “Fox News” të hënën, kur u pyet për rolin e Omanit në negociatat që përfshijnë Iranin dhe Ngushticën e Hormuzit.

Irani njoftoi të shtunën se kishte arritur një marrëveshje me Omanin për hartën e rrugëve të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, pas disa javësh negociatash teknike.

Duke folur për Iranin, Trumpi tha se Teherani duhet të ngrejë “flamurin e bardhë të dorëzimit”, duke shtuar: “Ata janë lojtarë të zotë pokeri, por po vdesin”.

Ai konfirmoi gjithashtu se Uashingtoni ka një kanal komunikimi jozyrtar me IRGC-në.

“Kemi një kanal komunikimi jozyrtar me IRGC-në. Po flasim drejtpërdrejt me zyrtarët e IRGC-së në Iran”, tha Trumpi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë