| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kosovë, Haxhiu u bën thirrje partive të nisin diskutimet për emrin e presidentit konsensual
Haxhiu tha se partitë politike duhet të nisin të flasin me emra për kandidatin për president të vendit.
Kosovë, Haxhiu u bën thirrje partive të nisin diskutimet për emrin e presidentit konsensual
Kosovë, Haxhiu u bën thirrje partive të nisin diskutimet për emrin e presidentit konsensual. / AA

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive politike parlamentare që të fillojnë diskutimet për gjetjen e një emri për presidentin konsensual.

Haxhiu pas takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të partive politike nga radhët e komuniteteve pakicë në vend, tha se partitë politike duhet të nisin të flasin me emra për kandidatin për president të vendit.

Haxhiu shprehu keqardhje që partitë tjera politike, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk iu përgjigjen ftesës së saj për takim.

“Kemi dëgjuar qëndrimet e partive të pranishme. Të gjitha ishin që duhet të kontribuojmë maksimalisht për çështjen e marrëveshjes së presidentit dhe patjetër të shmangen zgjedhjet e parakohshme. Nuk pres që partitë të pajtohen për gjithçka. Pres të jenë të gatshme të flasin për atë që është e domosdoshme për funksionimin e shtetit. Nëse nuk mund të merremi vesh sot, nuk kemi asnjë garanci se një palë zgjedhje të reja do të na bëjnë që të merremi vesh nesër”, ka thënë Haxhiu në konferencë për shtyp pas takimit.

Më pas shtoi se Vetëvendosje i ka votat për kryeparlamentar dhe Qeveri, por sipas saj prioritet është presidenti për të shmangur zgjedhjet e reja.

Haxhiu shtoi se është e bindur që qytetarët duan që partitë të ulen e jo të refuzojnë takime e të paraqesin kërkesa në shpërputhje me fuqinë politike të tyre apo kundërshtim me vullnetin e popullit.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e refuzuan takimin konsultativ te Ushtruesja e Detyrës së Presidentes.

PDK-ja e AAK-ja thanë se ftesa e Haxhiut ka qenë tentativë manipulimi për afatet, ndërkaq, kreu i AAK-së, Ardian Gjini, konsideroi se Haxhiu nuk është presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk mund të luajë rolin unifikues të spektrit politik.

Ditë më parë, LDK-ja hoqi dorë nga të gjitha kërkesat për të mbështetur formimin e institucioneve të reja, por votën për presidentin e ri e kushtëzoi me “një kandidat konsensual”.

Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit 2026 mund t’i formojë e vetme Kuvendin dhe Qeverinë, por jo edhe të zgjedhë presidentin e ri, për shkak se nuk ka vota të mjaftueshme apo 2/3-tat e votave të nevojshme për këtë proces.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Deputetë të PDK-së dhe AAK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës për “shkelësit e kushtetutës”
Amnesty i kërkon Italisë t’i japë fund marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët
PDK dhe AAK me letra dedikuar deputetëve nga LVV: Respektoni Kushtetutën
BE-ja për deklaratat e Vuçiqit mbi Ibrin: Nuk e mbështesin normalizimin Kosovë-Serbi
Situata me zjarret në Shqipëri, pesë vatra vijojnë të jenë aktive
Kosovë, konfirmohen eshtrat e të paktën 23 individëve nga gërmimet në Zubin Potok
Bullgaria rrit sigurinë në bazën ajrore për shkak të kërcënimit të raportuar nga Irani
Maqedonia e Veriut dhe Kosova synojnë forcimin e lidhjeve ekonomike dhe të transportit
Tërmet me magnitudë 3,9 godet Shqipërinë
Kryediplomati i RMV-së pret në Ohër homologun çek, diskutojnë avancimin e bashkëpunimit dypalësh
Shqipëri, mbi 6 mijë mjete elektrike të regjistruara në shtatë muaj
Shqipëri, e lënduara nga zjarri në një hotel në Vlorë dërgohet në Türkiye për trajtim
Vuçiq do t’i shkruajë shefit të NATO-s për hapjen e urës mbi Ibër
KE-ja: Kërkohet koordinim për hapjen e urës mbi Ibër për automjete
Numri i viktimave nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut shkon në katër
Zjarret në Shqipëri, shtatë vatra aktive dhe dy nën monitorim
Rrëzohet një helikopter në ishullin turistik grek Sifnos, tre të vdekur
Shqipëri, shtatë vatra zjarri mbeten aktive
Maqedoni e Veriut: Ethet e Nilit Perëndimor në rritje, 35 raste të konfirmuara dhe tre të vdekur
Ish-presidentja, Osmani: Hapja e urës mbi Ibër, hap historik për integrimin e plotë të Kosovës