| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Trump: Aktualisht nuk ka dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin
Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur nën bllokadën detare të SHBA-së, tha presidenti amerikan.
Trump: Aktualisht nuk ka dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin
Trump: Aktualisht nuk ka dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin / AA

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se nuk po zhvillohen dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin, duke shtuar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur nën bllokadën detare të Uashingtonit..

“Nuk po zhvillohen dhe nuk janë planifikuar bisedime apo kontakte me Republikën Islamike të Iranit”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Bllokada detare mbetet plotësisht në fuqi. Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionale. Të gjitha minat detare janë hequr ose shpërthyer”, shtoi ai.