| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Austria e quan vendimin e Izraelit për vendbanimin E1 “një tjetër hap larg paqes”
“Planet e Izraelit për vendbanimet në Bregun Perëndimor janë një tjetër hap larg paqes. Nuk duhet të krijohen fakte në terren që e bëjnë të pamundur zgjidhjen me dy shtete”, tha kryediplomatja Meinl-Reisinger.
Austria e quan vendimin e Izraelit për vendbanimin E1 “një tjetër hap larg paqes”
Austria e quan vendimin e Izraelit për vendbanimin E1 “një tjetër hap larg paqes”/ AA

Austria iu bashkua vendeve të tjera evropiane në kundërshtimin e vendimit të Izraelit për t'i çuar përpara tenderët e ndërtimit për projektin e vendbanimit E1 në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Planet e Izraelit për vendbanimet në Bregun Perëndimor janë një tjetër hap larg paqes. Nuk duhet të krijohen fakte në terren që e bëjnë të pamundur zgjidhjen me dy shtete”, shkroi ministrja e Punëve të Jashtme, Beate Meinl-Reisinger, në rrjetin social amerikan X.

“Planet e qeverisë izraelite janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Meinl-Reisinger, duke i bërë thirrje Izraelit të tërhiqet nga plani.

Reagimi i Austrisë erdhi një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Gjermania dënuan vendimin e Izraelit për të publikuar tenderët e ndërtimit për projektin e vendbanimit E1, duke deklaruar se ky veprim do ta rrezikonte perspektivën për një zgjidhje me dy shtete duke e cenuar vazhdimësinë territoriale të territoreve palestineze.