| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan: Türkiye do të vazhdojë ta mbrojë paqen dhe njerëzimin kundër “rrjeteve të gjenocidit”
Presidenti Erdoğan këtë e tha në fjalën e tij në stërvitjen “EFES-2026” të kombinuar, të përbashkët dhe me zjarr të drejtpërdrejtë në qytetin perëndimor turk Izmir.
Erdoğan: Türkiye do të vazhdojë ta mbrojë paqen dhe njerëzimin kundër “rrjeteve të gjenocidit”
Erdoğan: Türkiye do të vazhdojë ta mbrojë paqen dhe njerëzimin kundër “rrjeteve të gjenocidit” / TRT Balkan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se Türkiye do të vazhdojë t'i mbrojë “vlerat e përbashkëta të njerëzimit” kundër “rrjeteve të gjenocidit” që po vrasin civilë në Gaza dhe Liban.

Presidenti Erdoğan këtë e tha në fjalën e tij në stërvitjen “EFES-2026” të kombinuar, të përbashkët dhe me zjarr të drejtpërdrejtë në qytetin perëndimor turk Izmir.

Ai theksoi se teksa po shkruhen skenarë pesimistë për të ardhmen, Ankaraja po përpiqet ta pozicionojë vendin si aktor kyç në çdo fushë, veçanërisht në paqen rajonale.

“Si Türkiye, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për paqe dhe stabilitet kundër atyre që investojnë në luftë dhe kaos”, tha Erdoğan.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë