Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan ka deklaruar se Türkiye po punon me të gjitha institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë dhe kthimin e sigurt të qytetarëve të saj të ndaluar nga Izraeli, pas ndërhyrjes së paligjshme kundër flotiljes Global "Sumud" që ishte nisur drejt Gazës.
Në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal, Fidan tha se fluturimet speciale të planifikuara për më vonë gjatë ditës pritet të kthejnë në Türkiye qytetarët turq si dhe pjesëmarrësit e flotiljes humanitare nga vende të treta.
Ai theksoi se Türkiye do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e qytetarëve të saj, ndërsa përmbush përgjegjësitë humanitare ndaj civilëve në Gaza.
Fidani gjithashtu rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ankarasë për popullin palestinez.



















