Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me kryeministrin e Bullgarisë, Rumen Radev në margjinat e Samitit të 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, të organizuar nga Türkiye në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Takimi, i cili u mbajt me dyer të mbyllura, shënoi fillimin e angazhimeve bilaterale të Erdoğanit gjatë Samitit.
TË REKOMANDUARA
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Transportit dhe i Infrastrukturës Abdulkadir Uraloglu, zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), zëdhënësi i partisë Omer Çelik si dhe drejtori i Komunikimeve Burhanettin Duran.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë




















