Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.
Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, Erdoğan tha se vendimi për zgjatjen e armëpushimit me Iranin ishte “një zhvillim pozitiv” dhe shprehu besimin se “është e mundur një zgjidhje e arsyeshme për çështjet e diskutueshme”.
Ai gjithashtu tha se Türkiye do të vazhdojë të mbështesë iniciativat konstruktive për zgjidhjen e konflikteve.
Erdoğan theksoi se krijimi i një stabiliteti të qëndrueshëm në Siri do të përfaqësonte “një fitore të rëndësishme për të gjithë rajonin” dhe deklaroi se mbështetja e Türkiyes për Sirinë do të vazhdojë pa ndërprerje. Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për ta parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në Liban.
Presidenti turk tha se përgatitjet për Samitin e NATO-s në Ankara po vazhdojnë dhe se po bëhen përpjekje maksimale për ta garantuar suksesin e tij në çdo aspekt.
Erdoğan gjithashtu i shprehu ngushëllime Trumpit për sulmin e fundit ndaj një xhamie në shtetin amerikan të Kalifornisë, ku tha se Türkiye kundërshton krimet e urrejtjes ndaj çdo grupi fetar.




















