| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskon 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc
Drejtori i Doganës, Boban Nikollovski, tha se është parandaluar një përpjekje për transferim të paligjshëm të parave të gatshme.
Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskon 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc
Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskon 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc / TRT Balkan AL

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc.

Drejtori i Doganës, Boban Nikollovski, tha se është parandaluar një përpjekje për transferim të paligjshëm të parave të gatshme. Ai informoi se paratë janë gjetur në një bunker të ndërtuar posaçërisht në një minibus, të paketuara në qese.

Sipas drejtorit, paratë e konfiskuara do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa doganierët që i kanë konfiskuar eurot do të shpërblehen me nga 10 mijë denarë.

"Valutat dhe automjeti janë konfiskuar përgjithmonë, ndërsa autori, shtetas i Shqipërisë me inicialet Xh.G., i cili drejtonte minibusin, është ndjekur penalisht në mënyrë përkatëse, për të cilin tashmë është shqiptuar vendim gjyqësor nga Gjykata Themelore në Kumanovë", tha Nikollovski duke shtuar se ky është konfiskimi më i madh deri tani në historinë e Doganës së Maqedonisë së Veriut.