| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonuan një raund të nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd
Kallas para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së me ministrat e Ballkanit Perëndimor, në Bruksel, konfirmoi se ka qenë planifikuar një takim i mundshëm i lartë mes dy liderëve, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonuan një raund të nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonuan një raund të nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd / AP

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, u shpreh se proceset e shpeshta zgjedhore kanë ndikuar drejtpërdrejt në progresin e dialogut Prishtinë-Beograd, duke çuar në shtyrjen e një raundi të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel liderësh.

“Ne, në fakt, e kishim planifikuar dialogun Prishtinë–Beograd në nivel të lartë politik. Kisha marrë dakordimin nga të dy liderët, si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia. Por tani Kosova po shkon sërish në zgjedhje, gjë që natyrisht po e shtyn këtë proces”, tha Kallas.

Ajo theksoi se po punon me palët lidhur me zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë në fuqi dhe të cilat janë arritur deri më tani nga dialogu.

E pyetur se çfarë pret nga takimi i sotëm, Kallas ka thënë se do të diskutojnë zgjerimin dhe atë se çfarë mund të bëj në më shumë që të ecin përpara me reformat.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë