| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dhe Armenia theksojnë rëndësinë e rihapjes së hekurudhës Kars-Gyumri sa më shpejt
Grupi i Përbashkët i Punës Türkiye-Armeni për rehabilitimin dhe vënien në funksion të hekurudhës Kars-Gyumri u mblodh në provincën lindore turke të Karsit.
Türkiye dhe Armenia theksojnë rëndësinë e rihapjes së hekurudhës Kars-Gyumri sa më shpejt
Türkiye dhe Armenia theksojnë rëndësinë e rihapjes së hekurudhës Kars-Gyumri sa më shpejt / AA

Pas një takimi të grupit të përbashkët të punës, Türkiye dhe Armenia theksuan rëndësinë e rihapjes sa më shpejt të hekurudhës Kars-Gyumri për t'i përmirësuar lidhjet rajonale të transportit, njoftoi Ministria e Jashtme turke.

Në një deklaratë, ministria tha se Grupi i Përbashkët i Punës Türkiye-Armeni për rehabilitimin dhe vënien në funksion të hekurudhës Kars-Gyumri u mblodh në provincën lindore turke të Karsit më 28 prill.

Takimi u mbajt në përputhje me marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të normalizimit mes dy vendeve, shtoi ajo.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e vënies në funksion të hekurudhës sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim forcimin e lidhshmërisë rajonale të transportit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë