Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të martën kur një automjet i ngarkuar me municion shpërtheu në veriperëndim të Sirisë, sipas agjencisë së lajmeve SANA.
Shpërthimi ndodhi në qytetin Binnish, në Idlib, tha SANA, duke cituar një burim sigurie të paidentifikuar.
Drejtoria e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive të Idlibit tha se dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në shpërthim, sipas një numri paraprak të cituar nga SANA.
Më parë, televizioni sirian Al-Ikhbariya raportoi se një shpërthim ishte dëgjuar në Binnish dhe se autoritetet po punonin për ta përcaktuar natyrën e tij.
Media siriane nuk dha detaje të mëtejshme rreth shkakut të shpërthimit ose kujt i përkiste automjeti.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























