| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Ministri Hoxha: Shqipëria i sjell BE-së asete kyçe, shpesh të nënvlerësuara
Hoxha po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi, ndërkohë ai ka folur në panelin: "Nga sfidë në mundësi: Shndërrimi i procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE në një avantazh gjeostrategjik për Evropën".
Ministri Hoxha: Shqipëria i sjell BE-së asete kyçe, shpesh të nënvlerësuara
Ministri Hoxha: Shqipëria i sjell BE-së asete kyçe, shpesh të nënvlerësuara / User Upload

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka deklaruar se Shqipëria i sjell Bashkimit Evropian (BE) asete kyçe, shpesh sipas tij të nënvlerësuara.

Ministri Hoxha po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi, ndërkohë ai ka folur në panelin me temë: "Nga sfidë në mundësi: Shndërrimi i procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian në një avantazh gjeostrategjik për Evropën".

"Në panel përcolla një mesazh të qartë thelbësor: midis shumë pikave të forta, Shqipëria i sjell Bashkimit Evropian asete kyçe, shpesh të nënvlerësuara", ka theksuar Hoxha, në një reagim në rrjetet sociale.

Kryediplomati Hoxha është shprehur se së pari Shqipëria sjell besueshmëri në qëndrimet e saj, të demonstruara sipas tij vazhdimisht përmes përputhjes së plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, "të provuara përmes veprimeve, jo vetëm fjalëve".

Sipas tij, gjithashtu Shqipëria sjell një angazhim të palëkundur në të gjithë vendin dhe shoqërinë ndaj "ankorimit të saj evropian" dhe një investim të qëndrueshëm në bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal, stabilitetin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

"Shqipëria ka qenë në ballë të përpjekjeve për të afruar Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar në ndryshimin e narrativës, nga një rajon dikur i përcaktuar nga ndarja në një rajon që njihet gjithnjë e më shumë si një pjesë integrale e Evropës Juglindore. Në këtë, Shqipëria është krenare që po udhëheq përpara", është shprehur ai.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë