| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Siria proteston në OKB kundër vendimit të Kolumbisë për njohjen e sovranitetit izraelit mbi Golanin
Damasku thotë se ky veprim shkel sovranitetin e tij.
Siria proteston në OKB kundër vendimit të Kolumbisë për njohjen e sovranitetit izraelit mbi Golanin
Siria proteston në OKB kundër vendimit të Kolumbisë për njohjen e sovranitetit izraelit mbi Golanin

Siria u ka dërguar letra zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke refuzuar vendimin e Kolumbisë për të njohur "sovranitetin e Izraelit" mbi Lartësitë e pushtuara siriane të Golanit, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Letrat përcjellin protestën, dënimin dhe refuzimin kategorik të Sirisë për vendimin e Kolumbisë, për njohjen, të asaj që ajo e përshkroi si "sovranitet izraelit" mbi Lartësitë e pushtuara siriane të Golanit.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Masa vjen pasi Kolumbia njohu "sovranitetin e Izraelit" mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit sirian, duke tërhequr kundërshtime nga Siria dhe disa vende të rajonit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë