Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se bashkëpunimi strategjik mes Ankarasë dhe Uashingtonit po zgjerohet në të gjitha fushat, si dhe ka theksuar se Türkiye synon ta shndërrojë përputhjen politike në lidhje më të forta ekonomike.
“Ne së fundmi përfunduam marrëveshje të rëndësishme me ShBA-në në fushën e energjisë, aviacionit dhe sektorëve të tjerë kritikë, përmes përpjekjeve tona të përbashkëta”, tha Erdoğan gjatë një fjalimi para përfaqësuesve të biznesit në Nju Jork.
TË REKOMANDUARA
Ai shtoi se industria e mbrojtjes së Türkiyes, e cila i përmbush standardet e NATO-s, e ka arritur kapacitetin për të kontribuar në sigurinë e furnizimit të aleatëve të saj.



























