| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye rikthen 76 persona të kërkuar nga tetë shtete
Ministria e Brendshme tha se 29 të dyshuar të kërkuar me njoftim të kuq të Interpolit dhe 47 të kërkuar në nivel kombëtar u rikthyen në Türkiye.
Türkiye rikthen 76 persona të kërkuar nga tetë shtete
Türkiye rikthen 76 persona të kërkuar nga tetë shtete / َAA

Türkiye ka rikthyer 76 persona të kërkuar nga tetë vende pas operacioneve të kryera në bashkëpunim me agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit, njoftoi sot Ministria e Brendshme turke.

Ministria tha në platformën turke të mediave sociale NSosyal se 29 prej të dyshuarve ishin të kërkuar ndërkombëtarisht përmes njoftimit të kuq të Interpolit ndërsa 47 ishin të kërkuar në nivel kombëtar.

Të dyshuarit u rikthyen nga Gjeorgjia, Greqia, Gjermania, Franca, ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Serbia dhe Azerbajxhani.

Ministria tha se autoritetet turke gjurmuan të dyshuarit që ishin arratisur jashtë vendit dhe ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhërarreste ndërsa arrestimi dhe rikthimi i tyre u siguruan përmes bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit në vendet përkatëse.

"Askush që ka kryer krime nuk do të mund të zhduket duke u arratisur jashtë vendit", shtoi ministria.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë