Një Siri e lirë nga terrorizmi dhe milicitë, e bashkuar si një e tërë, është "garancia më e fortë" për mbrojtjen e kufijve të përbashkët të vendit me Türkiyen, tha ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan al-Shaibani.
Shaibani i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Türkiyes, Hakan Fidan, në Ankara.
Në të njëjtën konferencë, Fidan tha se sulmet e Izraelit në Siri janë ndër kërcënimet më të mëdha për stabilitetin e vendit dhe akuzoi qeverinë izraelite për përshkallëzim të dhunës në gjithë rajonin.
Duke komentuar marrëveshjen e fundit për ta avancuar planin e paqes në Gaza, Fidan tha se sulmet e vazhdueshme të Izraelit "kanë treguar edhe një herë se (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu nuk dëshiron paqe".


















