Sllovenia dënoi sot incidentin ku një dron rus ra mbi një ndërtesë banimi në qytetin rumun Galați, duke lënë të plagosur dy persona.
“Sllovenia shpreh solidaritet të plotë me Rumaninë dhe qëndron fuqishëm pranë të gjithë aleatëve në mbrojtjen e territorit të Aleancës”, njoftoi ministria.
Ministria, mes tjerash, theksoi se Sllovenia dënon ashpër një tjetër akt të papërgjegjshëm të Rusisë, në të cilin janë plagosur civilë dhe janë shkaktuar dëme në shtëpi civile, duke shtuar se qëndron fuqishëm pranë Rumanisë.
Incidenti në territorin rumun është dënuar tashmë nga NATO, përfaqësues të institucioneve evropiane si dhe nga liderë dhe përfaqësues të disa vendeve evropiane.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, droni që dëmtoi një ndërtesë në Galati, pranë kufirit me Moldavinë dhe Ukrainën, ishte pjesë e një vale sulmesh ruse ndaj Ukrainës.





















