Këngëtari izraelit Noam Bettan, i cili performoi në gjysmëfinalen e parë të Festivalit të Këngës "Eurovision 2026" dhe që u bojkotua nga 5 vende në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së Izraelit, u protestua me sloganin "Ndaloni gjenocidin", transmeton Anadolu.
Gjysmëfinalja e parë e Festivalit të 70-të të Këngës Eurovision, që u mbajt këtë vit në Vjenë të Austrisë, u zhvillua në Wiener Stadthalle.
Noam Bettan, përfaqësuesi i Izraelit, i cili performoi i 10-ti në gjysmëfinalen e parë, u përball me reagime negative nga publiku. Spektatorët në sallë protestuan kundër këngëtarit izraelit.
Britmat "Ndaloni gjenocidin" u dëgjuan dhe u transmetuan drejtpërdrejt. Disa anëtarë të publikut në sallë shfaqën flamuj palestinezë, duke dërguar mesazh solidariteti me popullin e Gazës që po vuan nga gjenocidi izraelit.
Protestuesit, të cilët shkruan "Palestina e Lirë" mbi veten e tyre, vizatuan flamuj palestinezë dhe brohoritën "Ndaloni gjenocidin", u nxorën me forcë nga salla.
Para gjysmëfinales, turma u mblodh në rrugët e Vjenës për të protestuar kundër pjesëmarrjes së Izraelit. Në Vjenë u morën masa të gjera sigurie.
Finalja e konkursit është më 16 maj
Moldavia, Suedia, Kroacia, Greqia, Portugalia, Gjeorgjia, Finlanda, Mali i Zi, Estonia, Izraeli, Belgjika, Lituania, San Marino, Polonia dhe Serbia performuan në pjesën e parë të gjysmëfinales.
Në gjysmëfinalen e parë, ku performuan 15 vende, Greqia, Finlanda, Belgjika, Suedia, Moldavia, Izraeli, Serbia, Kroacia, Lituania dhe Polonia u kualifikuan në finale bazuar në rezultatet e votimit, ndërsa Portugalia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Estonia dhe San Marino u eliminuan.
Gjysmëfinalja e dytë do të mbahet më 14 maj ndërsa finalja më 16 maj.






















